TIRANË-Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të vendosë përfundimisht se kujt i takon të hetojë dosjen e 21 janarit, SPAK apo prokurorisë së Tiranës. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011.
Këtë ditë vendimtare e komentoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë ceremonisë përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë, u shpreh optimist se Gjykata e Lartë do të marrë një vendim të drejtë.