U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pasi doli nga seanca gjyqësore e GJKKO-së, foli për gazetarë, ku u shpreh se të gjithë duhet të thonë të vërtetën për çështjen ‘Gërdeci’. Ky theksim i Mediut u duk si një gjendje e sikletshme e Mediut nga hetimi, ku ai si i pandehur i imponohet dëshmimtarëve të thonë dhe flasin atë që Mediut do i interesonte në emër të së vërtetës,
“Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në inertes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar.”, u shpreh Mediu.
Seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish shefi I shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë. Ende nuk dihet si do të merret dëshmia e tij.