Analisti Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi situatën politike ditët e fundit, kryesisht për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK dy ditë më parë.

Demalia tha se Berisha vazhdon të sfidojë SPAK-un dhe gjëja që duhet të bëjë Dumani tani sipas tij, është ta mbyllë ish-kryeministrin në çmendinë.

Berisha, tha analisti, ka ndaluar procesin e demokracisë dhe është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot.

“Berisha i ka bërë zhele me Duman e çfarë ka SPAK-u sepse nuk i bëjnë dot gjë. Ku e kanë frikën? Nuk e di.

Berishën ta mbyllin në çmendinë. Ai është i mbyllur tani në kat të shtatë, por ta çojnë në çmendinë, ose t’i çojnë një psikiatër në shtëpi.

Ai nuk ka të drejtë të japë intervista publike, sepse është në arrest. Nuk ka të drejtë të komunikojë. Del dhe dhëndri i vet e komunikon më publikun.

Nëse nuk zbatohet ligji për kaq, atëherë fillon dhe shpërbëhet sepse të ikën autoriteti. Në Shqipëri për 30 vjet është vrarë autoriteti i shtetit. Është vrarë në 1997-ën, në 1998-ën, më 21 janar.

Si ka mundësi kjo liridalje? Mirë Berisha nuk ka turp, po SPAK-u nuk ka turp dhe autoritet? Po kjo shoqëri? Sepse edhe diferenca është e tmerrshme prandaj bën kështu ai.

Pastaj është përkrahja e televizioneve që thonë Berisha ka bërë punë të mira. Berisha ka ndaluar procesin e demokracisë dhe është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot. Nuk ka ballafaqim”, tha Demalia.