Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për mediat disa nga pyetjet të cilat iu bënë nga prokurorët e SPAK. Gjatë momentit kur Berisha po pyetej nga gazetarët, ka humbur qetësinë pas pyetjeve që gazetarja Klodiana Lala i ka bërë mbi hetimin mbi aferën “Partizani”/.

Dialogu:

Lala:Zoti Berisha çfarë ju pyetë në SPAK, nuk do dëgjojmë këtu deklarata politike?

Berisha: Mos më ndërprit kujdes, mos bëj autopolantin

Lala: Zoti Berisha jam këtu si gazetare…

Berisha: Ki kujdes hë, smë kërcënon dot ti mua, ik që këtu…