Mbrëmjen e sotme në Live e Olti Currit është bashkuar Albërije Hadërgjonaj, e cila ka treguar se e kanë kërkuar për tu bërë pjesë e BB VIP.
“Më kanë kërkuar, por nuk mund të shkoj kur nuk më jep më shumë se ç’mund të bëj vetë”- ka thënë Albërija duke treguar se do e provonte nëse do i ofronin para.Më tej Albërija ka thënë se ka pëlqyer shumë Arbanën, ama ishte kurioze për Ledionin se e ka pëlqyer dikur.
E pyetur nga Olti Curri sesi do e shihte Arbanën si prezantuese të BB VK, Albërija ka thënë se do dilte shumë mirë. Më tej Andi Vrapi e ka pyetur nëse do e pranonte ftesën nga Arbana për opinioniste ose banore ajo ka thënë:
“Nëse më paguajnë 10 mijë Euro puntatën e pranoj”, ka thënë Albërija, ku Olti duke qeshur ka përllogaritur rreth 80 mijë Euro në muaj.