Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një person ka raportuar se në shtëpinë të cilën e ka blerë ka gjetur një armë.

Rasti është raportuar në Polici të mërkurën, në ora 16:30.

“Rr. Lugmiri, Prishtinë 24.01.2024-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një armë. Policia ka konfiskuar të njëjtën, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.