Eglein Laknori është një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri. Në një intervistë për programin e mëngjesit Vila24 ai ndau momente nga jeta e tij përtej profesionit duke zbuluar se cilat kanë qenë punët e para që ka bërë duke këshilluar të gjithë të rinjtë që ta duan punën cilado qoftë ajo.

“Unë kam bërë çdo lloji pune në jetë, dikur nuk kam bërë këtë punë që bëj sot. Kam punuar kamarier, banakier, kam vendosur semaforë dikur në Astir, kam lyer me bojë në projekte të ndryshme, kam punuar si shofer. Është shprehja klasike që puna është nder por i këshilloj të gjithë të punojnë se puna është realisht nder”- tha Laknori për News24 duke zbuluar dhe për raportin me bashkëshorten e tij Ana me të cilën ka disa vite martuar. Është koha e darkës, shkoj marr Anën nga puna dhe më pas na pëlqen të pimë një birrë të dy ose një gotë verë, e kemi si ritual. Më pas shkojmë në shtëpi dhe zgjedhim të shohim ndonjë film ose diskutojmë sesi na ka shkuar dita”- shtoi Egleini në këtë rrëfim./ Balkanweb