Gazetari Arjan Çani tha se SPAK nuk ka për ta hetuar Edi Ramën sa kohë është kryeministër.
Sipas tij, Rama mund të thirret në SPAK si person në dijeni, dhe ka për të shkuar, por jo si person nën hetim.
“Nuk merrem dot të analizoj Dumanin se detyra e tij është e tillë, se siç ka njerëz që e mbështesin shumë, ka edhe një mbështetje tjetër nga Amerika dhe Evropa.
Unë po them një gjë, nëse Edi Rama merret në hetim ndërsa është kryeministër, unë po të them jap dorëheqjen nga kjo çështje, mos më lini më të flas për këtë histori”, tha Çani.