Aktori dhe moderatori i njohur Florian Binaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme me anë të një njoftimi në rrejte sociale se do të largohet nga angazhimet e së tashmes. Kohët e fundit e kemi parë Florian Binaj shumë aktiv në politikë, ku ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj.
Binaj njihet si një kritikë i qeverisë dhe si një person publik i angazhuar në shumë kauza sociale, kulturore dhe ekonomike.