Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka konfirmuar romancën e saj të re me aktorin e njohur Callum Turner. Disa ditë pasi u kapën “mat” së bashku, çifti janë parë duke u puthur dhe përqafuar në një festë në Hollywood. Dyshja nuk u fshehën aspak, teksa u fotografua me aktorin në një ballkon duke shkëmbyer puthje pasionante.

Lajmet për lidhjen e çiftit filluan të qarkullonin, pasi ata u shfaqën duke u puthur fshehurazi në një festë dhe më pas ata kërcyen dhe kënduan së bashku pas premierës së filmit të tij “Masters of the Air”.

“Ajo është në premierë për ta mbështetur atë. Ata çmenden pas njëri-tjetrit”– tha një person i afërt për “Page Six”. Kujtojmë që disa javë më parë këngëtarja id ha fund lidhjes me regjisorin francez, Romain Gavras i cili kohë më parë ka qenë edhe i dashuri i Rita Orës.