Një rrobaqepësi në Rreshen është përfshirë nga flakët. Raportohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.