Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, duket të jetë një emër shumë i komentuar. Ai gjatë kësaj kohe u përfol mjaft shumë për lojën brenda si dhe për raportet me vajzat.

I njëjti tashmë ka treguar një afrimitet me shumë prej konkurrenteve në këtë format.E më së shumti është parë me bukuroshen, Rike Roçi, momente këto që janë bërë virale edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi është publikuar një video, ku ai shihet shumë i afërt me të e duke shkëmbyer përqafime. Kjo ka bërë që të marrë komente të shumta, e të mendohet edhe për diçka më shumë.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë raporti i dyshes në këtë reality shou.