Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë do të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Mediu shoqërohet nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.
Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.