Historia e Mauro Ikardin me “Çina” Suarez dy vite më parë nuk është harruar lehtë nga Uanda Nara. Bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, ka marrë masa që kjo të mos përsëritet dhe ka detyruar atë të nënshkruajë një kontratë shumë të veçantë.
Mediat spanjolle kanë zbuluar se menjëherë pas asaj situate, Uanda Nara pranoi të mos divorcohej nga futbollisti për flirton me aktoren, nëse ai do të zotohej që nuk do ta tradhtonte. Dhe jo vetëm me fjalë,
Palët kanë nënshkruar një kontratë dhe :”Mundo Deportivo:” ka shpjeguar se Ikardi duhet të shpenzojë një shifër të çmendur nëse tradhton gruan e tij. Marrëveshja parashikon që ai t’i paguajë Uanda Narës 1 milion dollarë nëse zbulohet se ka tradhtuar bashkëshorten e tij, gjë që padyshim do ta bëjë të mendohet dy herë.