Pasditja e sotme ka sjellë diskutime të tjera lidhur me lojën e banorëve në shtëpinë më të komentuar, Big Brother Vip.

Teksa është dhënë puthja e parë mes Ilnisës dhe Meritonit, të ftuarit kanë theksuar se ky i fundit është një lojtar i cili gjurmon femrat.

“Meritoni gjurmon ku të ngecë te femrat, ngeci te Ilnisa se është më e zgjuar!”, u shpreh Xhoi Jakaj. Ndërsa Kujtim Gjuzi theksoi se Meritoni e ka parë si “mami” Ilnisën”.

Vetë Gjuzi u tregua konservator për këtë marrëdhënie, duke mos besuar tek lidhja e një vajze me një djalë më të ri në moshë.