Deputeti socialist, Etjen Xhafaj duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë për emigrantët, tha se qendra e strehimit në Gjadër të Lezhës do të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit. Xhafaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se nuk ka asnjë anti-kushtetutshmëri në marrëveshje me shtetin fqinj.
“Ashtu sic e kemi thënë edhe ne, nuk kemi dorëzuar asnjë të drejtë kushtetuese tek Italia. Kemi një tokë e cila është pronë ushtarake për përdorim të përkohshëm tek e cila do trajtohen emigrantë që kanë synim të shkojnë në Itali dhe pastaj do t’i kthehet prapë Shqipërisë.
Besoj se do jetë gati brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Ka një iniciativë që duhet të zhvillohet. Pastaj do të shikojmë sesi do të zhvillohet”- u shpreh deputeti.