TIRANË- Shoqja e ngushta e Ledjonës, lojtares së Big Brother Vip, ka njoftuar një lajm ditën e sotme në spektakël. Bora Korkuti njofton se ish-bashkëshorti i gazetares ka drejtuar sot një letër tronditëse që mund të thellojë konfliktin mes tyre dhe mund ta ndajë përfundimisht nga vajza.
Statusi i shoqes së Ledionës, Bora Korukti:
Sonte ne BBV3 do te lexohet nje leter e ish-burrit te Ledjones.
Burimet tona teper te sigurta na njoftojne qe letra eshte e mbushur plot me te paverteta dhe sajesa me qellimin e vetem, demtimin e saj.
Ne momentin kur nje loje kthehet ne lufte, dhe kur per me teper ne mes eshte nje femije, gjerat nuk mund te jene me as show dhe as argetim.
Ne te aferm dhe miq te saj qe e njohim te gjithe realitetin e ketij raporti, nuk mund te japim asnje informacion per ate cfare ka ndodhur mes tyre. Ajo eshte nje e drejte vetëm e Ledjones.
Ne vetem mund te themi se ish-burri i saj eshte stilolapsi qe e ka shkruajtur kete leter denigruese. Dora qe ka mbajtur kete stilolaps eshte personi prane tij, qe ende sot pas shume vitesh mundohet te shkaterroje gjithcka ne raportin e ketij burri me vajzen e tij.
Dhe kur e ben këtë ndaj një femije, imagjinoni pak se sa mund ta kurseje Ledjonen.