Shqipëria po kthehet në një atraksion të ri turistik jo vetëm për shtetasit që jetojnë në Europë por dhe përtej. Tregues ishin dhe stendat në panairin Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR” në Madrid mbajtur më 24- 25 janar 2024.
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij me Armidën e Elias, çiftin shqiptaro – libanez tregoi se Shqipëria po promovohej në stendat e Argjentinës dhe të Kilit.
“Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili. Dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës dhe të Kilit thoshin një nga destinacionet e reja është Shqipëria”
Jo vetëm kaq vëmendja tani është tek turizmi malor
“Nga ana tjetër u pa shumë qartë, sepse ne jemi të fiksuar deti, deti, plazhi plazhi, ndërkohë që malet e Shqipërisë janë një pjesë e jashtëzakonshme e pasurisë tonë. Kanë filluar të zbulohen e ka shumë njerëz që shkojnë atje, problem është se ne nuk kemi akoma nëpër ato zona, cilësinë, hotelet, infrastrukturat por dhe ato pak që janë, janë plot. Sa më shumë të bëhen aq më shumë do të duhen” tregoi Rama.
Shqipëria e mbylli 2023 me 10.1 milionë turistë.