Kuptohet që pushimet shpesh ndikohen nga faktori ekonomik. Shumë prej udhëtarëve zgjedhin destinacione bazuar në mundësitë e tyre të shpenzimeve, shkruan revista italiane e udhëtimeve “Latitudes Travel Magazine”.

Në fund të fundit, kostot e një udhëtimi shtohen mjaft shpejt.

Biletat e linjave ajrore dhe akomodimi janë zërat e shpenzimeve që kanë ndikimin më të madh në buxhet. Megjithatë, ekziston mundësia për të bërë pushime pa shpenzuar shumë.

Faqja e internetit “Condé Nast Traveler” ka sugjeruar 21 vende të lira për t’u vizituar vitin e ardhshëm.

Shqipëria është renditur mes destinacioneve që befasojnë me sharmin e tyre, dhe që ofrojnë pushime me kosto të ulët.

Shqipëria

Ka shumë destinacione, dhe jo vetëm në Evropë, që kanë shumë për të ofruar.

Shqipëria është gjithashtu një vend i nënvlerësuar nga turistët ndërkombëtarë.

Deti është një nga arsyet kryesore për ta vizituar atë, por jo vetëm.

Një perlë tjetër e vendit është kuzhina tradicionale, mishi i qengjit me aromë rozmarinë, djathërat e pjekur, levreku i zi dhe lëngjet e frutave janë disa kënaqësi që duhen provuar me patjetër.

Në Tiranë ndodhet Agroturizmi Gjepali, një restorant i shndërruar në hotel me pamje nga lumi, me dhoma duke filluar nga rreth 70 euro.