Klodian Duro u përjashtua sot nga Big Brother VIP pas deklaratës skandaloze që bëri mbrëmë pas spektaklit teksa ndodhej në tavolinë me banorët e tjerë. Klodiani paralajmëroi Meritonin të ruhej nga ai dhe deklaroi se ka rrahur bashkëshorten. Menjëherë Vëllai i madh ka marrë vendimin ta skualifikojë Klodianin nga gara pasi ka thyer rregullat e programit dhe normat e shoqërisë.

Pas vendimit të Vëllait të madh kanë nisur edhe reagimet e para nga banorët. Meritoni ka pasur një debat me Rozën duke e akuzuar se ajo ka gisht në përjashtimin e Klodianit.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: S’duhet t’ja bëje atë pyetje

Roza: Po ça i bëra Klodit? Po ça i jepni rëndësi

Meritoni: S’duhet ta qasje në atë mënyrë

Roza: Po me ça qasje o lal se po më çudisni. Unë për çështjen e gjyqit akoma se kisha pyt, por do e bëja. Do i thoja të ka dal te klipi prezantimit gjyqi, ça ishte ai muhabet?

Meritoni: Ja ke përmend

Roza: Ça je tu fol? Po të them se kisha pyet për asgjë akoma. Po do e pyesja sepse jam e para këtu që e pres ta pyes një burrë që dhunon gruan e vetë. Por do gjeja momentin.