Industria fason po përballet em vështirësi si pasojëe zhvlerësimit të euros, ndaj qeveria do të zbatojë një paketë masash lehtësuese si dhe do të tësuese dhe transformimin e mëtejshëm të sektorit.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj në një intervistë në medie tha se forcimi i lekut është një dukuri që nuk kthehet më mbrapa, pasi është një dukuri ngushtësisht e lidhur me zhvillimet ekonomike në këtë vend.
“Që prej pranverës së vitit të kaluar kemi hyrë në bisedime për industrinë fasone, e cila është ndikuar kryesisht nga forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros, që më së shumti ndikon te ato struktura që punon me material porositës. Jemi të gjithë të qartë që forcimi i lekut është një dukuri që nuk kthehet më mbrapa, pasi është ngushtësisht e lidhur me zhvillimet ekonomike në këtë vend”, u shpreh ajo.
Padyshim, vijoi ministrja, në një ekonomi të zhvilluar vlera e lekut do të vijojë të jetë e fortë.
“Shqipëria nuk mund të shihet si një vend ku mund të investohet për fuqinë e lirë punëtore, por për shkak të cilësisë. Bizneset që nuk kanë marrë masa për diversifikimin e prodhimit të tyre, do të dalin nga tregu. Për ato biznese që kanë kapacitetin për të bërë një cikël të mbyllur, pra që do të kalojnë nga prodhim fason në prodhim vendas, jemi duke strukturuar disa mekanizma mbështetës, përmes një pakete, ku shteti të garantojë mbase përmes një garancie sovrane investimet që duhet të kryejnë bizneset me kosto sa më të ulët, dhe nga ana tjetër të garantohet edhe vijueshmëria e punës mbase përmes një intrumenti tjetër që lejon blerjen e materialeve të para për prodhimin e mbyllur. Ka dhe disa elementë administrativ, të cilat po shihen për zhbllokimin e situatës, të tilla si detyrimet tatimore të pashlyera, të cilat nuk i lejojnë të eksportojnë”, bëri të ditur ministrja.