Deputetë demokratë që prej tre muajsh hedhin flakadanë, mbulojnë me tym e bllokojnë seancën parlamentare mendojnë se kjo duhet të marrë fund. Këtë mendim e thekson fort deputeti Ervin Salianji. Salianji është duke kërkuar forma të reja reagimi nga opozitarët.

“Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai.

“Nuk duhet zvaritur më, ne duhet të gjejmë një rrugë, ose të bashkohemi në diversitet ose, secili të mendojë të bëj politikën ashtu siç e mendon”, tha ai.

Nëse ky bashkim rrezikon të marrë dhe shumë kohë, deputetët, edhe Salianji, mendon të marrë një rrugë tjetër.

“Besoj që shumë shpejtë do të mbaj qëndirm, nëse nuk kemi një konkulzion, nëse ngjarjet zhvillohen më këtë rritëm të ngadaltë.”, përfundoi Salianji.