Odise Roshi ka shënuar golin e tretë sezonal në Turqi. Skuadra e tij, Sakaryaspor humbi 1-3 kundër Genclerbirligi për raundin e 19-të në Ligën e Parë turke. Fieraku mori një pasim nga Del Valle dhe në të 56 minutë kaloi të tijtë në epërsi.

E djathta e “Raketës” shqiptare u ndal në rrjetë, paçka se ekipi i Roshit nuk mundi të mbajë epërsinë në udhëtim dhe më pas pësoi tre gola. Sulmuesi anësor këtë sezon ka luajtur në 18 ndeshje ku veç tre golave ka dhënë edhe dy pasime finale. Kujtojmë se Roshi në 70 ndeshje me Kombëtaren ka shënuar pesë gola.