Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka vendosur që ti kushtojë më shumë kohë vetes duke shijuar pushimet me vajzën e tyre PoemBlu dhe miken e saj më të mirë, këngëtaren Dhurata Dora.
Vajzat kanë vendosur ti kalojnë pushimet e tyre jashtë shtetit, ndërsa po kalojnë mjaft kohë të mirë me njëra-tjetrën në plazh.
Së fundmi Influiencerja ka postuar një foto duke festuar në një club nate ndërsa krahas saj është edhe reperi gjerman Luciano i njohur si “Loco” dhe shoqet e saj.
Megjithatë nuk dihet nëse dyshja ishin së bashku në këtë festë, apo ishte një rastësi takimi i tyre në këtë club nate.
Kujtojmë që Sara dhe Ledri nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet për ndarjen e tyre, duke heshtur në lidhje me të vertetën që ndodhet në këtë mes, megjithëse influencerja së bashku me vajzën e tyre ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia e prindërve të reperit.