Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, vetëm me votat e mazhorancës, ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, si dhe dhënien e bonusit të qerasë për familjet e evakuuara nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.
Por, ashtu si në mbledhjet e fundit të këshillit, edhe sot këshilltarët e opozitës së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit nuk votuan vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirasë për të pastrehët.
“Do kishit votuar ndihmën ekonomike dhe qiranë. Po ju s’keni as din, as iman, as Zot, as atdhe as asnjë gjë”, u tha kryebashkiaku Veliaj në fund të mbledhjes.
Një nga vendimet e rëndësishme në rendin e ditës ishte ai i miratimit të pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet që preken nga rindërtimi në zonën e Kombinatit dhe ato të zonës së “5 Majit”.
Mbledhja u shoqërua me debate, ku këshilltarët e opozitës kanë protestuar për përkushtimin e Tedi Blushit.
Gjatë mbledhjes së sotme është përjashtuar edhe Endrit Braimllari.