LONDËR- Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Argylle” në kinemanë Odeon Luxe në Leicester Square të Londrës. Këngëtarja shkëlqeu në një fustan me xixa edhe në flokët e saj të lyer në një ngjyrë të errët të kuqe për këtë event. Në event ishin të pranishëm edhe yje të tjerë të shquar si Claudia Schiffer, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të verdhë me print diamanti dhe një çantë të verdhë me një mace brenda, duke iu referuar filmit. Ndërkohë, Maura Higgins befasoi të pranishmit me një fustan krijues me print fluture.

Filmi “Argylle” pritet të jetë një epope e re në zhanrin e agjentëve sekretë, me një aventurë që zhvillohet në të gjithë globin. “Argylle” pritet të dalë në kinema më 2 shkurt 2024.