Ciklet mbarojnë një ditë dhe ai i Jurgen Klopp me Liverpoolin do të përmbyllet në verë. Trajneri gjerman, prej vitesh një ndër më të mirët në profesionin e tij, do të largohet nga The Reds në fundin e sezonit.
“E kuptoj se ky lajm është tronditës për shumë njerëz në këtë moment, por ky është vendimi i duhur. Po më mbarojnë energjitë, nuk është s’e kam probleme. Jam mirë.
Drejtuesve të klubit ua thashë në muajin nëntor vendimin e tërheqjes në fundin e sezonit”, thekson 56-vjeçari nga Stuttgarti, i cili mban postin e trajnerit të Liverpoolit prej 8 tetorit të vitit 2015.
“Nëse do të merrja ndonjë ofertë tani, unë nuk do të pranoja. Por nuk e di se si do të ndihesha pas një farë kohe. Ajo që di me siguri është se nuk do të drejtoj kurrë një klub tjetër anglez përveç Liverpoolit.
Kjo është 100% e sigurt. Është e pamundur të punoj me një tjetër skuadër angleze, nuk ka shanse”, u shpreh Klopp, i cili në stolin e Liverpoolit ka fituar 7 trofe, mes tyre Premier League dhe Champions League.