Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë bilancit të vitit që lamë pas, është pyetur nga gazetarët për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Balla tha se është korrupsion ku janë krijuar miliona pasuri dhe sa i përket arrestit shtëpiak të Sali Berishës, ministri tha se kodi është i qartë dhe duhet zbatuar njësoj si arresti me burg.
“Mbetem i bindur rasti i privatizimit së Partizanit është rast tipik si në librat e kriminalistikës së korrupsionit. Por nuk dua të hyj në asnjë lloj komenti. Ju e keni parë.

Sot keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh, besoj se biem dakord. Keni dëgjuar një deputet a ministër të komentojë një vendim të prokurorisë aso të gjykatës. Kemi rastin tjetër, ju lexoni çdo ditë ato vendime që bëhen publike, një korrupsion i pastër.

Një funksionar publik përdor firmën dhe funksionarët e tij për përfitime të paligjshme apo lehtësime të procedurave. Këtu është korrupsion se janë krijuar miliona pasuri. Kodi është i qartë për arrestin në shtëpi, të gjitha ndalimet siç janë në arrest me burg, Ky është kodi, nuk e kam shkruar unë, por e kam votuar dhe unë, edhe zotëria. Kshuqë nuk do hyj në asnjë koment”-tha Balla.