Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të mërkurë të parë të vitit ta nis me qytetin e bukur të Pogradecit. Ai ka ndarë në rrjetet sociale, disa foto nga punimet në kalanë panoramike, e cila daton që në shek IV-V para Krishtit.

Sakaq, Rama ka theksuar se shumë shpejt kjo kala do të duket si një destinacion i së ardhmes.

“MIRËMËNGJES dhe me punën që ka nisur për të rilindur Kalanë panoramike të Pogradecit, e cila daton si vendbanim që në shek IV-V para Krishtit, e që shumë shpejt do të duket si një destinacion i së ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama krahas fotove.