Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete thotë se 10 vite pas ndërhyrjes në skemën e pensioneve, do të ketë një tjetër rishikim të kësaj skeme.
Në një konferencë për mediat, Mete u shpreh se do të ketë një rishikim të dytë të qasjes së reformës, që të ketë një shpërndarje sa më të drejtë për këtë shtresë të shoqërisë.
“Në fakt, sa i përket indeksimit të pensioneve, është inflacioni i shportës ai që merreet parasysyh. Një nga diskutimet që kemi pasur, është që do duhet të merret i njëjti inflacion për të gjithë gamën e pesioneve apo duhet të marret në bazë të një niveli te caktuar. Është një diskutim me Bankën Botërore, qoftë lidhur me rezidencën, qoftë me kompensimet e energjisë, qoftë ato që lidhen me moshën, qoftë ato që lidhen me pensionet suplementare. 10vjet pas ndërhyrjes në vitin 2105, do të ketë një rishikim të dytë të qasjes refomreus, që të marrë parasysh zhvillimet që lidhet me demografinë, jetëgjatësinë. Të ketë një shpërndarje sa më të rejtë për këtë shtresë të shoqërisë”, theksoi ai.
Lidhur me rritjen e pagave dhe informalitetin, Mete deklaroi se ka një strategji afatmesme të të ardhurave.
Sa i përket reformës së pagave dhe antii-inforamalitetit ne kemi një strategji afatmesme të të ardhurave, një dokument në diskutim me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ne duhet të avancojmë në digjitalizim, përdorim tekonligjie, përdorim të faktorëve të riskut. Të kalojmë në adminsitratë më inteligjente. Besojmë se duke kryqëzuar informacionin që vjen nga një sërë sistemesh mund të arrihet në rezultate të mira”, shtoi ministri.
Lidhur me insvestimet strategjike, Mete nënvizoi se: “Investimet strategjike, ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime, edhe në disa aspekte operacionale të ligjit dhe të shtryrjes së afatit.”