Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj. Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.
Policia bën me dije se bashkëshorti i autores po merr trajtimin e duhur shëndetësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.