Duket si skenar i një telenovele braziliane, por është e gjitha ajo që ndodh jashtë fushës së futbollit, me dy lojarët e fushës së blertë. Ylli i Real Madridit, Eder Militao, dhe lojtari i Flamengos, Leo Pereira, kanë “shkëmbyer” partneret e tyre të mëparshme duke nisur kështu secili një histori të re dashurie.
E gjithë ngjarja e pazakontë ka bërë që të shkruajnë të gjitha mediat në Brazil për atë që po ndodh me jetën personale të dy futbollistëve.
Eder Militao, mbrojtësi 25-vjeçar i Real Madridit dhe lojtar i kombëtares braziliane, i ka dhënë fund historisë së tij me Karoline Lima, me të cilën ka një fëmijë, dhe ka nisur një histori të re dashurie me ish-partneren e Leo Pereira-s, lojtari 27-vjeçar i ekipit të parë të Flamengos, Taina Castro. Por rastësisht, është mësuar se kjo e fundit (Taina Castro) ka nisur një lidhje me Eder Militao-n.
Taina Castro dhe Leo Pereira janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve.
Marrëdhëniet mes çifteve përfunduan në fund të vitit 2022, ku Militao dhe Lima u ndanë pak para lindjes së vajzës së tyre dhe Pereira dhe Castro u ndanë në shtator. Detajet se si Militao dhe Castro u lidhën mbeten të paqarta.
Militao, një lojtar kyç si për kombëtaren braziliane, ashtu si edhe për Real Madridin, aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në gju.