Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhëna financiare gjatë vitit 2023.

Duke iu referuar shifrave të publikuara nga tatimet, të ardhurat totale gjatë vitit të kaluar kanë qenë 58.8 miliardë lekë, një shifër kjo 19% më e lartë se viti 2022.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi, thekson se viti që lamë pas na tregoi se realizimi rekord historik i të ardhurave mund të arrihet falë një pune eficiente dhe një qasjeje bashkëpunuese (jopenalizuese) me tatimpaguesin.

SHIFRAT/ Rriten të ardhurat gjatë 2023, ulet informaliteti në

Sa u përket kategorive të të ardhurave, nëpërmjet TVSH-së u mblodhën 11.6 miliardë lekë, kjo një shifër me 20% rritje në krahasim me 2022.

Ndërkohë nga tatimi mbi fitimin janë mbledhur 7.2 miliardë lekë, ose mbi 15% më shumë se në vitin 2022.

7.3 miliardë lekë janë mbledhur nga tatimi mbi të ardhurat dhe 20.8 miliardë lekë janë mbledhur të ardhura nga kontributet.

SHIFRAT/ Rriten të ardhurat gjatë 2023, ulet informaliteti në

Ky institucion ka publikuar edhe shifrat për informalitetin në tregun e punës. Paga mesatare në 2023 u rrit me 15% në krahasim me 2022, ndërsa numri i punonjësve me pagë miminale është ulur me 19%.

Ndërkohë në 2023 ka pasur mbi 13 mijë punonjës më shumë të siguruar se në 2022.