STAMBOLL-Një sulm i rëndë ka ndodhur në një rrugë të Stambollit pasi një burrë i paidentifikuar ka goditur me thikë të paktën 11 persona.
Mësohet se viktimat janë dërguar për trajtim në Spitalin Esenyurt Necmi Kadıoğlu pranë vendngjarjes, ndërsa raportohet se të gjithë të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën. Një nga personat e plagosur, Mehmet Üstel, pretendoi se agresori me thikë nisi sulmin e tij në mëngjes dhe vazhdoi deri të paktën në mesditë, kur u kap nga autoritetet.
8 prej të plagosurve janë transferuar në spital pas ndërhyrjes së ekipeve mjekësore që kanë dalë me njoftimin në vendngjarje.
Ekipet e policisë kanë shqyrtuar skenën e krimit dhe kanë nisur punën për kapjen e të dyshuarit, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.
Në kamerën e sigurisë janë regjistruar edhe momentet kur personi ka goditur me thikë një person.
Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, Mehmet Üstel, njëri nga të plagosurit, tha:
“Ndërsa po ecja, më hasi një person. Ai nxori një thikë buke. Kur më pa për herë të parë, m’u duk sikur po bënte shaka. Ai më goditi në këmbë dhe u largua. Menjëherë rashë në tokë. Ai goditi me thikë fëmijën tim dhe tentoi t’i tërheqë çantën. Ndërhynë dyqanxhinjtë dhe e shpëtuan fëmijën.” tha Karaca.