Pak ditë që është bërë pjesë e ‘Big Brother Vip’, por stjuardesja e njohur edhe në ‘botën’ e showbiz-it shqiptar, Dea Vieri ka arritur të tregojë natyrën e saj solare.
Nga sa e kemi parë në këtë javë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme, Dea është një natyrë pa komplekse dhe e përfshirë në disa diskutime që janë bërë ditët e fundit.
Ajo gjithashtu ka treguar për jetën personale dhe një histori ndarje nga ish- i dashuri i saj. Në një bisedë me vajzat në dhomën e gjumit, ajo tregon momentin kur kuptoi se i dashuri po e tradhtonte. Dea tha se mjaftonte një mesazh në telefon që të zbulonte pabesinë e partnerit të saj, të cilin siç tregon ajo më pas e ka nxjerrë nga shtëpia.