Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e skive në Dardhë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ambienti është pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet plot energji nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë, ju uroj javë të mbarë”- shkruan Rama.