Astronomët italianë, Federico Bernardini dhe Paolo Molaro kanë zbuluar një disk guri që mund të jetë një nga hartat më të vjetra të qiellit, shkruan ilmessaggero.it. Ai u gjet në Karst të Triestes dhe duhet të jetë rreth 3000-vjeçare. Ndoshta është përdorur për të kuptuar vazhdimësinë e stinëve.

Dy studiuesit studiuan dhe analizuan, falë softuerit, 29 shenjat e pranishme në gur dhe janë të bindur se shumica e tyre korrespondojnë me yjësitë e yjeve më të shndritshëm në qiell si Orioni, Akrepi dhe Kasiopeja.

Përfaqësimi më i vjetër i qiellit të natës i njohur sot është ndoshta disku i Nebrës, një artefakt bronzi me aplikime ari që tregojnë Diellin, Hënën dhe Plejadat nga Gjermania.