Ky edicion i Big Brother VIP ka ardhur me shumë ndryshime dhe një ndër to është numri i madh i banorëve që kanë hyrë në shtëpi. Aktualisht në shtëpi ndodhen 23 banorë dhe pritet të hyjnë të tjerë.

Burime për Lexo.al tregojnë se një tjetër personazh i njohur për publikun do t’i bashkohet shtëpisë.

Bëhet fjalë për artistin dhe fotografin e famshëm Soni, ose siç të gjithë e njohim nga rrjetet sociale Sonny K Elson.