Prezantuesja e njohur televizive Albana Osmani bëri një rrëfim prekës gjatë puntatës së parë të “Albana Osmani Show”.
Mungesa e saj 4-vjeçare në ekran ka qenë një zgjedhje personale e moderatores.
Gjatë “Albana Osmani Show” ajo tha se ishte kujdesur për dy prindërit e saj dhe metaforikisht e quajti veten “milionere” për nga qetësia shpirtërore që kishte fituar gjatë kësaj kohe, kur shihte sytë e lumtur të nënës dhe babait të saj.
“Përgjatë këtyre 4 viteve mungesë jam shndërruar në një milionere. Po, unë jam një milionere. Do thoni: Seriozisht e ka kjo? Po të ishe milionere, çfarë është kjo studio që duket sikur kemi hipur në një anije të vogël kozmike?! – Unë jam bërë milionere sepse përgjatë këtyre 4 viteve gjëja më e madhe që kam arritur të bëj ka qenë përkujdesja për dy prindërit e mi të cilët janë shëndoshë si molla, gëzojnë një pleqëri të mbarë. Kur them jam bërë shumë e pasur, sa herë kam parë sytë e tyre të më urojnë, unë jam ndjerë se për secilën herë kam fituar të gjithë pasurinë e botës“, rrëfeu Albana Osmani.
Rrëfim i cili të gjithëve na bën të reflektojmë për më të dashurit tanë.
Jeta nuk është vetëm të vraposh pas punëve, angazhimeve dhe parasë – por edhe kthim koke pas, për tek të çmuarit tanë, prindërit.

Duajini prindërit! Do të vijë një ditë që do të na mungojnë të gjithëve!
Mesazhet me të cilat rikthehet Albana Osmani janë mesazhet e jetës të cilat duhet të na bëjnë më të mirë dhe më të dashur me familjen tonë.