Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit pasi përfliten për ndarje. Zërat nisën pasi këngëtarja fshiu nga rrjetet sociale të gjitha fotot me bashkëshortin e saj, ndërsa më pas ata nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin as në Instagram.
Teksa shumë po thuhet rreth tyre në rrethin mediatik, vetë protagonistët kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me lajmet për ndarjen, duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Mirëpo, së fundmi disa postime kanë ngritur të tjera polemika. Ata kanë postuar të dy foto në Itali në të njëjtën kohë, ndonëse në qytete të ndryshme. Gjithsesi nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes tyre.