Në Muzeun Historik Kombëtar, është çelur ekspozita e koleksionit të Paolo Rossit, djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozërisë shqiptare në vitet 70-80, e që ka shkëmbyer bluzat e tij me ato të legjendave të tjera botërore të atyre viteve.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përshëndetëse, tha se: “Këtu në Shqipëri kemi përjetuar futbollin në mënyrë të ndryshme dhe kemi shijuar këtë triumf të Italisë në 82 në mënyrë krejt ndryshe sepse ishim më të vërtetë jashtë bote dhe nuk kishim mundësinë të udhëtonim, të mirëprisnim askënd dhe nuk kishim mundësinë që të shihnim tv përveç ekranit të propagandës së regjimit dhe e vetmja dritare që hapej si me magji ishte kur rrjetet e errëta të RAI transmetonin futbollin. Për këtë arsye futbolli na shpëtonte. Ne kishim mundësinë për të parë RAI, shikonim futbollin italian dhe ishim ndarë në dy grupe të mëdha, të Gjermanisë dhe Italisë. Dhe kjo ishte finalja perfekte për t’u ndjerë pjesë e ndeshjes.