Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Luxemburg e bëri të qartë se vota e emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e vështirë të realizohet.
Shkak për kreun e qeverisë shqiptare lidhet me mungesën e të dhënave të plota të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave.
Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët, kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë ose kartën e identitetit shkojmë e duam atë ditë, në momentin kur na duhet se na duhet për të bërë diçka. Por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve”, tha Rama.