25 ditë si nuse dhe e reja nga Fieri vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar, teksa për mediat sot kanë folur prindërit e bashkëshortit të saj.Të pikëlluar për humbjen e madhe, ata hedhin poshtë çdo dyshim se 18-vjeçarja është konfliktuar me të shoqin, ndërsa e përshkruajnë si një vajzë të dashur e të mirë me të gjithë, madje ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja, pasi sipas tyre e reja bullizohej nga shoqet në shkollë.Ditën që ajo konsumoi fostoksinë, shprehen ata, kishte dalë nga shkolla duke qarë, ndërsa nga kushërinjtë e familjes, Indrit Bytyçi thotë se ishte me Entilo Drajçin (bashkëshorti i 18-vjeçares) kur gruaja e tij i shkroi mesazh “Hajde se piva helmin”. Ata kanë shkuar menjëherë në banesë dhe e kanë dërguar në spital, ndërsa në dëshmi thuhet:
“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh.”Viktima 18 vjeçare dhe djali 24 vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë djalin, ndërsa atij i është marrë telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen.