Gazetari Baton Haxhiu tha se refuzimi brutal që Sekretari amerikan i Shtetit i bëri opozitës duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, është një përjetim i rëndë politik. Sipas Haxhiut, ky është një mesazh që SHBA ka dashur t’i japë opozitës në Shqipëri se është fajtore për regjimin, siç e quan Berisha, me veprimet dhe mosveprimet e veta.

“Është dhimbje e madhe, përjetim i rëndë politik. Sekretari i shtetit realisht refuzon, jo estetikisht, as me nuanca, por brutalisht duke i dërguar mesazh që fajtorët pse ky lloj regjimi, siç thotë Berisha, është i tillë, se kanë bojkotuar zgjedhjet lokale dhe kanë djegur mandatet.

Dhe nëse këta besojnë se demokracia ruhet mbi këto parametra, jo. Janë edhe pushtete të tjera. Dhe ajo që ka munguar në këtë vizitë dhe është shqetësuese është se nuk është hapur çështja e mediave. Problemi i demokracisë në Shqipëri është opozita dhe mediat”, tha Haxhiu në një intervistë për Euronews Albania.