Pamje të shëmtuara në kampionatin shqiptar të futbollit të elitës.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Kukësi-Erzeni, tifozët kuksianë kanë pushtuar fushën, pas kalimit në avantazh të skuadrës së Erzenit. Ndërsa delegatët e FSHF janë detyruar të ndërpresin takimin.