Shkodra po bëhet gati për të festuar karnavalet në datat 23-25 shkurt.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet që po bëhen për këtë traditë shumëvjeçare të shkodranëve.
“MIRËMËNGJES dhe me “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”,- shkruan Rama.