Artisti i njohur shqiptar, Stresi, së fundmi ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother VIP Albania 3. I ftuar në ‘Fan Club’, ai tha se në këtë edicion është në mbështetje të Julian Dedës.
Theksoi po ashtu që me Romeon ka shoqëri, por pak më shumë me aktorin e njohur. Pjesë nga biseda në studio:
Stresi: Kur mendon që me dikë je mirë, sepse kur nuk ke eksperiencë dhe hyn për herë të parë, mendon se o ky është shoku im, ne po kalojmë shumë mirë, kur kalon një javë apo dy javë të del kundër dhe normalisht që do të zhgënjehesh.