“Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon”, kështu njoftoi Elia Zaharia divorcin me Princ Lekën pas një zhurme të madhe mediatike.
Ndërkohë që Princi ka vazhduar jetën e tij dhe lidhjen e re të dashurisë, një detaj nga profili i Elia Zaharias në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen.
Aktorja zgjedh ende të prezantohet me mbiemrin e Princit, si Elia Zaharia Zogu. Të jetë një neglizhencë në gjithë këtë bujë të madhe lajmesh dhe diskutimesh për ndarjen e tyre?
Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze 3 vjeçare, Gerladinës.