Dy banoret e “Big Brother VIP 3” që qëndruan më gjatë në sfidën e rezistencës, të dhënë një ditë më parë nga Vëllai i Madh, janë Arta Kabashi dhe Vesa Smolica. Ato vendosen vetem pak më parë që t’a mbyllin sfidën në fjalë pasi rezistuan plot 21 orë, duke thyer kështu rekordin e një viti më parë të vendosura nga dy banoret e edicionit të dytë të BB VIP, mbi 14 orë.

Fation Kuqari e braktisi vetë lojën një orë para tyre, duke e lënë kështu vetëm Artën dhe Vesën. Erjola Doçi nga ana tjetër, ia doli të rezistonte 18 orë.

Në zarfin e bardhë që Vëllai i Madh futi dje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, thuhej se secili nga banorët duhet të qëndrojë minimumi 4 orë, por jo të gjithë arritën që t’a kryenin me sukses këtë sfidë.