Një nga shenjat e Horoskopit duhet të ketë kujdes për sa u përket shpenzimeve këtë javë.
Astrologia Meri Gjini tha se Ujorët duhet të jenë të matur në çështjet e financave, pasi nëse shpenzojnë shumë, kjo do u prishë qetësinë më vonë.
“Duke qenë se kanë Marsin dhe Venusin bashkë, duhet të jenë të kujdeshëm për shpenzimet, pra të mos harxhojnë më shumë se ç’kanë. Për të fituar kohë në qetësinë e tyre do ishte mirë të kontrollojnë shpenzimet që do të jenë edhe të pashmangshme të paktën për ditën e sotme dhe ditën e nesërme. Sa i përket Venusit, për ata që janë në kërkim është një Venus shumë i mirë. Për ata që janë në raport do të duhet që mos ta kanalizojnë energjinë e tyre në analiza, sepse do të shoqërohen me mure përballë”, tha Meri Gjini.